Përplasje në Këshill për gjendjen e shkollave në Tetovë

Në seancën e këshillit komunal pati përsëri përplasje mes këshilltarëve të opozitës me udhëheqësit e komunës së Tetovës, kësaj rradhe për kushtet në arsim. Koordinatori i grupit ë këshilltarëve të AKI-së, Berat Murati tha se janë detektuar disa probleme serioze, duke vënë theks te shkolla Përparimi në Reçicë, sipas të cilit, klasat nuk guxojnë të jenë me pllaka për shkak të lëndimeve të mundëshme nga ana e nxënësve.

Nga Komuna e Tetovës thonë se të gjitha investimet dhe rinovimet janë bërë duke u bazuar në kërkesat e komisionit. Validin Ademi nga sektori për arsim përgënjeshtron këshilltarin e AKI-së duke u zotuar se pllakat i plotësojnë standardet.

Nga AKI gjithashtu u ngritën akuza për mungesën e përshatjtes së karrigeve dhe bankave për fëmijët e vegjël në shkolla fillore mirëpo edhe për këtë akuzë, nga Komuna thonë se nga klasa e parë deri në të dytën kanë karrige më të ulëta, nga e tretëa në të pestën pak më të larta, dhe nga e 6-ta deri në klasën e 9 karrige normale, gjithmonë duke iu përshatur lartësisë së përcaktuar sipas standardeve.