Pesëvjeçari nga Çegrani përfundon në spital pas helmimit me barna

Më 08.06.2026 në ora 18:40 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në Repartin e Pediatrisë, për shkak të helmimit me barna, është sjellë një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit.

Sipas raportimit, fëmija ka rënë në kontakt me barna që ishin lënë në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Fëmija është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup për kujdes dhe ekzaminime të mëtejshme.

By admin7