Photoshop-i tradhton Elijonën? Fotoja që ngriti dyshime

Një fotografi e fundit e Elijona Binakaj ka tërhequr vëmendje për një detaj të pazakontë që nuk kalon lehtë pa u vënë re.

Në imazh, një nga gishtat e dorës duket i shtrembëruar, duke ngritur menjëherë pikëpyetje mbi mundësinë e përdorimit të tepruar të programeve të editimit si Photoshop, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në pamje të parë fotoja duket e zakonshme, me një vëzhgim më të thellë shihet se ka bërë disa të dyshojnë për një gabim gjatë përpunimit.

Raste të tilla nuk janë të rralla në rrjetet sociale, ku dëshira për perfeksion shpesh çon në ndërhyrje që ndonjëherë dalin jashtë kontrollit.

Një foto, një detaj i vogël, por shumë pikëpyetje mbeten pa përgjigje.

Ndryshe, kohët e fundit po përfolet për një lidhje dashurie mes Elijonës dhe Klodit por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga vetë ata duke lenë çdo gjë në kuadër të thashethemeve.