Plettenberg akuzon Romano-n: Nxitoi me “Here We Go” për transferimin e Yan Diomande

Gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg, ka vënë në pikëpyetje raportimin e Fabrizio Romanos lidhur me transferimin e talentit Yan Diomande te RB Leipzig.

Sipas Plettenberg-ut, Romano ka publikuar njoftimin e famshëm “Here We Go” para se palët të arrinin një marrëveshje të plotë. Ai pretendon se në momentin e publikimit nuk ekzistonte ende një akord final mes klubit dhe RB Leipzig, duke shtuar se Romano u mbështet te probabiliteti i lartë i realizimit të marrëveshjes në përpjekje për të qenë i pari që e raportonte lajmin.

“Një marrëveshje totale nuk ishte arritur ende. Fabrizio donte të ishte i pari, ndaj publikoi “Here We Go” bazuar në gjasat që transferimi do të përfundonte”, citohet të ketë thënë Plettenberg.

Ai ngriti gjithashtu dyshime edhe për mënyrën e raportimit të shumës së transferimit. Sipas tij, nëse marrëveshja do të ishte vërtet e mbyllur, Romano do të kishte publikuar edhe vlerën e saktë të transferimit, në vend të formulimit të përgjithshëm “mbi 100 milionë euro”.

Deklaratat e Plettenberg-ut kanë nxitur debat në rrjetet sociale, pasi të dy gazetarët konsiderohen ndër burimet më të besueshme për lajmet e merkatos. Deri tani, Fabrizio Romano nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre komenteve.

By admin4