Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr i ardhur nga armë zjarri, teksa po lëvizte drejt automjetit të tij pranë një qendre tregtare në Komunën e Sarajit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Rasti është raportuar më 5 shtator, në ora 13:43, në SPB Shkup, pasi nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” është njoftuar se te ata është sjellë H. R. (71), me plagë nga arma e zjarrit.
Sipas denoncimit, burri po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar para një qendre tregtare, kur është goditur nga një plumb qorr.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



