Po vazhdojnë punimet ne projektin rrugor livadhet e Istogut-Mokna

Po vazhdojnë punimet ne projektin rrugor livadhet e Istogut-Mokna
Bazuar në dinamikën aktuale të punimeve, pritet që projekti të përfundojë brenda këtij viti.

Në Fazën II, deri më tani janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 3.7 kilometra për asfaltim. Në Fazën I, punimet janë realizuar në masën rreth 90%.

Faza I

Vlera e kontratës: 855,185.02 euro

Gjatësia e rrugës: 7,266 metra

Faza II

Vlera e kontratës: 2,844,411.83 euro

Gjatësia e rrugës: 11,907 metra

Në total, Komuna e Istogut përfiton një projekt rrugor me gjatësi afër 20 kilometrave dhe me vlerë të përgjithshme investimi prej 3,699,596.85 eurosh.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira të qarkullimit për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.

By admin4