Një ndryshim i motit pritet nga nesër, kur në disa pjesë të vendit do të ketë kushte të paqëndrueshme, shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, si dhe temperaturat do të ulen me disa gradë.
Sipas informacioneve nga Departamenti Meteorologjik, nesër dhe të premten moti do të jetë i paqëndrueshëm, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, proceset pritet të jenë më intensive dhe të marrin formën e një stuhie, me erëra të forta dhe kushte për breshër.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, dhe pritet një rënie graduale e temperaturës.



