Policia sekuestron asete me vlerë 1 milion euro në hetim ndërkombëtar për pastrim parash

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan se kanë sekuestruar asete me vlerë rreth 1 milion euro në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për pastrim parash të lidhur me trafikimin e drogës.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.

Hetimet identifikuan llogari bankare, prona, biznese dhe automjete në pronësi të një çifti kosovar që jeton në Itali dhe është nën hetim penal.

Sipas autoriteteve, rrjeti kriminal përdorte arin për të fshehur dhe transportuar fitimet e paligjshme, ndërsa operacioni u mbështet edhe nga Programi HAPE i Bashkimit Evropian.

By admin7