Pas festës së 13 gushtit me rastin e 25 vjetorit të MO, ku me këtë rast u partiçkat tona dalldisën pas kësaj ngjarje si data që ndryshoi historinë, paçka se ajo ka sanksionuar në kushtetutë një nofkë të turpit për gjuhën shqipe si 20%, duke u lëvduar se MO na qënkësh gurthemeli i së ardhmes së Severnistanit me bashkësitë e saj si shembull i shtetit multietnik.

Barazia e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe me sllavo-maqedonët dhe maqedonishten nuk ndodhi me MO pasi partiçkat tona puthadore dhe krahu dezertor i luftës miratuan atë marrëveshje si nënshtrimi I vasalëve para despotit, ku gjuha shqipe do të arnohej në amendamentin kushtetues si gjuhë e 20% si gjuhë e një bashkësie nomade pa emër.

Por, për hir të leverdive të pushtetit pala shqiptare u dorëzua pa kushte më 13 gusht të 2001 në Ohër, ku nënshkroi kapitullimin përkundër idealit të luftëtarëve të lirisë nga radhët e UÇK-së, të cilët kishin kapur armët për liri dhe barazi.
Atyre u tha se me MO liria dhe barazia ishte garantuar paçka se aty gjuha shqipe nuk përmendej me emrin e saj por si gjuhë shifrash.

Një çerek shekulli më vonë, kërma e MO qëndron në kushtetutë si gur varri në kushtetutë, duke i kualifikuar shqiptarët si popull pa gjuhë dhe identitet si relikt së kaluar por që mban vulën e nenshkrimit të nga partiçkat tona (papërjshtim ) vasale të despotëve të Shkupit.

Si duket shqiptarët e Severnistanit po kopjonë serbët me festimin e humbjeve si pjesë e fitoreve tona.

Dhe kështu, nofka e turpit të 20% si mallkim i gjuhës shqipe vazhdon të qëndroj në kushtetutë për faj të partiçkave tona të cilat e kishin rastin për ta larë atë m.. t me sh..ë më 19 janar 2019, por u blen dhe u shitën te specaxhiu Zajko , ku në emër të integrimit në NATO bënë kurban gjuhën shqipe.

Ndaj, me qëndrimet e partiçkave tona 20% duket se do të ngelet në kushtetutë edhe për shume dekada, deri kur do të lind një parti e shqiptarëve për shqiptarët e cila nuk do qëndrojë si hu gardhi në parlament por do t’i kushtëzoj partitë sllavo-maqedone se pa barazi të shqiptarëve dhe te gjuhës shqipe në kushtetutë nuk do të qeveri të koalicion dhe as shtet të spremacise maqedone mbi shqiptarët.

Medai Shaholli

By admin7