Postimet provokuese të Elon Musk rreth trazirave në Belfast: Është faji i emigrantëve vrasës që presin kokat e njerëzve

Rasti i trazirave në Belfast pas sulmit ndaj një emigranti sudanez 40-vjeçar ka shkaktuar reagime të forta politike dhe shoqërore, duke u përshkallëzuar edhe nga postimet provokuese të miliarderit Elon Musk në platformën X.

Musk reagoi ndaj kritikave të qeverisë britanike për postimet e tij të mëparshme, duke shkruar se “ajo që e zemëron botën janë vrasësit emigrantë që u presin kokat njerëzve të pafajshëm në qytetin e tyre, jo ‘mediat sociale’.” Me këtë mesazh, ai u duk se mbështeste indirekt protestat që pasuan sulmin me thikë ndaj burrit sudanez, që shkaktoi plagosjen e një 40-vjeçari dhe tensione të mëdha në lagjet protestante të qytetit.

Qeveria britanike e akuzoi Musk se po “hidhnin benzinë mbi zjarr” në një situatë jashtëzakonisht të ndjeshme, duke rrezikuar përshkallëzimin e dhunës. Zyrtarët theksuan se postimet e tilla mund të inkurajojnë sjellje ekstreme dhe trazira të mëtejshme kundër komuniteteve të emigrantëve.

Nga ana e tij, Musk mohoi çdo përgjegjësi dhe argumentoi se zemërimi i qytetarëve rrjedh nga incidenti kriminal, jo nga aktiviteti në rrjetet sociale, ndërkohë që përdori një retorikë të konsideruar raciste mbi imigracionin.

Situata në Belfast mbetet e tensionuar, me autoritetet që përpiqen të parandalojnë incidente të reja dhe të mbrojnë komunitetet e emigrantëve nga sulmet e dhunshme.

By admin5