Pranga për një flamur: 550€ gjobë për të riun në ndeshjen Maqedoni–Izrael

Kryetari i krahut rinor të partisë së majtë Levica, Andrej Kuçullovski, është gjobitur me 550 euro pasi shfaqi një flamur palestinez gjatë ndeshjes mes ekipeve të kadetëve të Maqedonisë dhe Izraelit.

Nga partia njoftojnë se Kuçullovski është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar nga stacioni policor, ndërsa gjoba i është shqiptuar për “nxitje të dhunës dhe urrejtjes”.

Sipas Levicës, ndërhyrja e policisë ka qenë e tepruar. Ata pretendojnë se “një turmë oficerësh policie u mobilizua për të ndaluar një të ri që nuk bëri asnjë rezistencë dhe nuk shkaktoi asnjë incident”, duke shtuar se ai është dërguar në stacion me pranga, pa u informuar për arsyet e ndalimit.

Skandal në shkollat e Shkupit: nxënësja keqtrajtohet barbarisht, 14 persona në hetim

Nga partia njoftojnë se Kuçullovski është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar nga stacioni policor, ndërsa gjoba i është shqiptuar për “nxitje të dhunës dhe urrejtjes”.

Sipas Levicës, ndërhyrja e policisë ka qenë e tepruar. Ata pretendojnë se “një turmë oficerësh policie u mobilizua për të ndaluar një të ri që nuk bëri asnjë rezistencë dhe nuk shkaktoi asnjë incident”, duke shtuar se ai është dërguar në stacion me pranga, pa u informuar për arsyet e ndalimit.

Partia opozitare gjithashtu akuzon institucionet për standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve të ndryshme. Në reagimin e tyre thuhet se, ndërkohë që ndëshkohet shfaqja e solidaritetit, autoritetet nuk tregojnë të njëjtin angazhim ndaj rasteve të krimeve të rënda apo dhunës në familje.

“Shteti ndëshkon solidaritetin, por hesht për dhunën”, përfundon reagimi i Levicës.

By admin