Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur pasditen e së dielës në Kaçanik.
Sipas policisë, nga një predhë e armës së zjarrit, është dëmtuar xhami i veturës së një qytetareje.
Lidhur me ngjarjen, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat.
“Fsh. Gllobiqice, Kaçanik / 24.05.2026 – 17:09. Është raportuar se një predhë e armës së zjarrit kishte dëmtuar xhamin e veturës së viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.


