Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka bërë një premtim të pazakontë në rast se katalanasit arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin 2026/27.
Garcia deklaroi me shaka para gazetarëve se është i gatshëm të bëjë tatuazh fytyrën e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, nëse skuadra triumfon në garën më prestigjioze evropiane për klube.
“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të duhet të bëj diçka, nuk e di nëse do t’ia bëj tatuazh fytyrën Hansit…”, tha Garcia duke qeshur.
Një premtim të ngjashëm e kishte bërë edhe bashkëlojtari i tij te kombëtarja, Marc Cucurella. Para Kupës së Botës, Cucurella kishte deklaruar se do të bënte tatuazh imazhin e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, nëse skuadra do të shpallej kampione bote.
Spanja e fitoi trofeun dhe Cucurella e mbajti fjalën, duke realizuar tatuazhin me fytyrën e De la Fuentes.
Ndërkohë, Joan Garcia iu bashkua Barcelonës nga rivalët e qytetit, Espanyol, para fillimit të sezonit të kaluar dhe ishte një nga lojtarët kryesorë në sukseset e klubit në La Liga dhe Copa del Rey.



