Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin viziton Shkupin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të presë presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vend.

Presidenti zviceran do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në Kabinetin e Presidentes.

Pas pritjes, siç njoftojnë nga Kabineti i Presidentes, do të zhvillohet një takim “tet-a-tet” mes dy presidentëve, e më pas edhe një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe zvicerane.

Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në kuadër të vizitës, presidenti zviceran do të vendosë kurorë lulesh në varrin e Goce Delçevit në Shkup.

By admin7