Prezantuesja e famshme ekspozon barkun e fryrë në tapetin e kuq

Moderatorja dhe prezantuesja Laura Whitmore tërhoqi vëmendje gjatë paraqitjes së saj në premierën e filmit The Devil Wears Prada 2, ku u shfaq shtatzënë dhe me një stil të veçantë.

Ajo zgjodhi një kombinim modern me një crop top të zi dhe fund, duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur dhe duke e kthyer paraqitjen e saj në një nga më të komentuarat e mbrëmjes, shkruan Daily mail.

Whitmore dukej e buzëqeshur dhe plot vetëbesim në tapetin e kuq, duke treguar një stil të thjeshtë, por shumë tërheqës që theksonte shtatzëninë e saj.