Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet kryesore të “Sunny Hill Festival”-it, duke e kthyer Prishtinën në një nga destinacionet më të nxehta muzikore të kësaj vere.
Në video thuhet se lajmi u mor fillimisht nga Dua Lipa, e cila është edhe themeluesja e festivalit, para se të ndahej me publikun e gjerë.
Prania e Katy Perry-it pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Biletat janë tashmë të disponueshme përmes linkut zyrtar në bio të festivalit, dhe kërkesa pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë.


