Një ankues ka raportuar në polici se vetura i është shitur në Serbi.
Sipas ankuesit, më 4 maj, një i dyshuar i kishte marrë me qira veturën me targa vendore, shkruan IndeksOnline.
Ai, pasi hyri në territorin e Serbisë, veturën e shiti në një auto servis.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”./IndeksOnline/


