Qytetarët që përpiqen të përdorin shërbimet elektronike shtetërore përmes portalit uslugi.gov.mk po përballen me ndërprerje të përkohshme.
Nga Ministria e Transformimit Dixhital konfirmojnë se bëhet fjalë për probleme teknike të lidhura me përmirësimin e pajisjeve dhe infrastrukturës së sistemit.
Sipas njoftimit zyrtar, disa nga shërbimet aktualisht nuk janë të disponueshme, ndërsa ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.
“Po punojmë intensivisht për të hequr pengesat dhe për të rikthyer funksionalitetin e plotë të portalit. Qytetarët do të informohen menjëherë sapo të normalizohet gjendja”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Ndërkohë, autoritetet kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se bëhet fjalë për një ndërprerje të përkohshme.


