Sot në Shkup protestohet për gjuhën shqipe dhe dinjitetin kombëtar, për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe të studentëve shqiptarë dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptar.
Bota shqiptare nga të gjitha trojet etnike tashmë është sensibilizuar dhe po solidarizohet me studentët shqiptarë, qoftë me prezencën e tyre apo me mbështetje morale nga qytete të ndryshme si Tirana dhe Prishtina, veç vredistëve dhe mikut tyre Albinit!
Heshtja e Albinit ndaj protestave të studentëve shqiptarë mund të kuptohet si qëndrimi i njëjt me vijën e qeveritare të premierit Micko, duke mos ia prishur qejfin kryekomitit, ai ka vendosur të hesht!
“Patrioti revolucionar” i deri djeshëm Albin Kurti, si model rebel, po hesht ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë, ka lënë të kuptohet se tashmë baba Bini e ka bërë zgjedhjen, duke ngjizur kështu fort jaraninë me mikun e Vučkos, despotin e vockël të Severnistanit premierin Micko, ndaj dhe ka vendosur të hesht.
Qëndrimet pro dhe kundra studentëve shqiptarë tashmë janë formësuar me mbështetje nga opinioni publik dhe nga opozita shqiptare nga njëra anë dhe frontit qeveritar nga ana tjetër, ku përveç komitëve në këtë front janë rreshtuar edhe lolot nga VREDI.
Dje kreu i vredistëve përmes telallëve të Mickos, si Bili dhe Mexhua dolën me një prononcim për t’i mashtuar studentët shqiptarë se “së shpejti me lajme të mira”!
Një blof dhe një demagogji e radhës kjo, një farsë propagandistike e gatuar në kuzhinën qeveritare të kryekomitit Micko, nuk do të kaloj as përmes telallëve vredistë ku trumbetojnë parreshtur se gjoja zgjidhja është afër!
E drejta e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës ne gjuhën shqipe ka gjetur mbështetje anembanë opinionit shqiptar nga mbarë trojet etnike veç vredistëve dhe Albin babës, ( kuptohet dhe komitëve të qeverisë së koalicionit) të cilët janë rreshtuar pas kryekomitit Micko, i cili përmes premtimeve boshe po e mban peng çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ndaj, sot të gjithë shqiptarët kudo që janë t”u japim mbështetje parezervë studentëve shqiptarë dhe gjuhës shqipe!
Medai Shaholli


