Blerjet online në vend janë vazhdimisht në rritje, dhe bashkë me të rritet edhe nevoja për siguri më të madhe në pagesat elektronike. Kjo është arsyeja pse Shoqata për e-Tregti e Maqedonisë (AETM) ka publikuar botimin e fundit të azhurnuar të Regjistrit të Tregtarëve Elektronikë, përmes të cilit qytetarët mund të kontrollojnë nëse po blejnë nga dyqane online të regjistruara dhe të verifikuara.
Sipas të dhënave nga Banka Popullore, gjatë vitit 2025, në vend u regjistruan 1.829 pika shitjeje të tregtisë elektronike, dhe 1,396 prej tyre realizuan të paktën një transaksion dhe konsiderohen aktive sipas metodologjisë së BPRMV-së.

