Xhensila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga pushimet verore, ku shfaqet duke kaluar kohë pranë pishinës me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin.
Në videon e publikuara në InstaStory, këngëtarja ka treguar atmosferën e qetë dhe plot lumturi familjare, ndërsa i ka shoqëruar postimet me përshkrime emocionuese, shkruan Indeksonline.
Për Ajkën ajo shkruan: “My little best friend” (Shoqja ime e vogël më e mirë), ndërsa për Amenin: “The funniest little human ever” (Njeriu i vogël më gazmor që ekziston), duke shtuar se zemra i është mbushur plot.
“Memories for life”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se këto ditë pushimi do të mbeten ndër momentet më të bukura për të dhe familjen e saj.

