Putin kërkoi Schröder si ndërmjetës, Berlini hedh poshtë propozimin: Nuk është i besueshëm

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin që ish-kancelari Gerhard Schröder të marrë rolin e koordinatorit të bisedimeve të mundshme midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Qëndrimi i Moskës erdhi pas deklaratave të fundit të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili kishte vlerësuar se ekzistonte një “mundësi” për negociata midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe për një diskutim mbi arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës.

Reklame

Putini më herët ka deklaruar se nëse bisedime të tilla do të zhvilloheshin, Schroeder do të ishte zgjedhja e tij e preferuar për ndërmjetës.

Por një zyrtar gjerman, në kushte anonimiteti, e quajti propozimin të pabesueshëm, duke thënë se Rusia nuk kishte ndryshuar asnjë nga qëndrimet e saj themelore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

By admin5