Qeni mbulohet me flamurin kombëtar, reagon ashpër Balla

Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie ku një qen shihet i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar.

Përmes një postimi në facebook, Balla e ka cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe fyes ndaj simbolit kombëtar, duke shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si është përdorur flamuri kuqezi.

“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!”, ka shkruar Balla.

By admin7