Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, i parashtroi pyetje kryeministrit Albin Kurti për RTK’në dhe mbështetjen financiare për këtë medium.
Ajo televizionit publik iu referua si televizion i Vetëvendosjes, gjë për të cilin Kurti reagoi në përgjigje.
“Së fundi është shndërruar në Radiotelevizionin e Vetëvendosjes, i kam pranuar shqetësimet e punëdhënësve që janë aty. Cilat janë arsyet pse ende s’janë realizuar paga e 13-të për punëtorët e RTK’së. A ka qeveria plan të qartë financiar në përmbushjen e obligimeve të saj dhe të stafit”, pyeti Musliu-Shoshi.
Ndërkaq, Kurti tha se “ka mirësinë” për t’iu përgjigjur ndonëse deputetja nisi pyetjen me konstatim.
“E kisha një hamëndësim në fillim sepse s’ishte pyetje sepse në fillim të pyetjes ju konstatuat. Cili është kuptimi që të bëni pyetje nëse fillim Radiotelevizionin e Kosovës e quani Radiotelevizioni i Vetëvendosjes. Nuk ka pyetje më aty. Me këso konstatimi kapital, kardinal s’ka mundësi më për pyetje”./Express/

