Ramadani: Të shohim a do kemi rast për Kushtetuese apo lojë të LVV-së me shtetin

Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka paralajmëruar se partia e tij do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se do të shohin nëse do të ketë rast për Gjykatë apo nëse kjo është “lojë e LVV-së me shtetin”.

“Sot do ta shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese apo krejt kjo është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin”.

“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, shkroi Ramadani.

Sot, nga ora 11:00, është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë, për dallim nga Aleanca që ka refuzuar pjesëmarrjen. /Klankosova.tv