Rafael Leao ishte sot në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes miqësore të Kombëtares së Portugalisë.
Pas kësaj, ylli i Milanit bëri një reagim në faqen e tij në “Instagram” duke thënë se “donte të mbronte shokun e tij të skuadrës”.
“Lidhur me përjashtimin tim, doja thjesht të mbroja shokun tim të skuadrës, pa pasur kurrë ndërmend ta lëndoja kundërshtarin!
Faleminderit të gjithë portugezëve që ishin në Jamor, atmosferë e jashtëzakonshme, jemi në këtë së bashku”, shkroi Leao.
Kujtojmë se Portugalia, ka mposhtur Kilin me rezultat 2-1.

