Reali përballet me dy mungesa të mëdha ndaj Betisit

Real Madridi do të luajë sonte ndeshjen e La Ligës ndaj Real Betisit.

Ndeshje kjo e rëndësishme për “los blancos”-ët, e cila po tenton të mbesë në garë për titull, ndonëse është 9 pikë larg liderit, Barcelonës.

Për këtë ndeshje, Reali përballet me dy mungesa të mëdha si ajo e Arda Gulerit dhe Aurelien Tchouameni, të cilët janë të lënduar.

Kujtojmë se ndeshja luhet sonte, në orën 21:00.