Refuzuan të gjuanin penalltitë, momente interesante nga ndeshja Malaga vs Fulham-it

Skuadra e Malagas ka fituar trofeun “Costa del Sol”, pasi mposhti Fulhamin.

Në fakt ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat e barabarta 2:2, shkruan Indeksonline

Por, trajneri Alvaro Arbeloa u ndëshkua me karton të kuq në miqësore për shkak të protestave, pasi goli për 2:2 u shënua pas një prekje të topit me dorë.

Kështu, skuadra angleze refuzoi të gjuante penalltitë dhe u futën në dhomat e zhveshjes.

Skuadra spanjolle më pas realizoi një gol nga 11-metërshi. Ishte Eneko Jauregi që shënoi dhe festoi si i çmendur me bashkëlojtarët e tij./Indeksonline/

By admin12