Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Nerasht, ku janë dëmtuar prona private, mure mbrojtëse, ndërsa uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi, shkruan tetova1
Sipas banorëve, niveli i lartë i ujit ka përmbytur oborre dhe hapësira të banuara, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vështirësuar jetën e përditshme të familjeve të prekura.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e reshjeve intensive, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet për sanimin e dëmeve dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla./tetova1.mk

