Rita Ora shfaq barkun e tonifikuar, dominon skenën me paraqitje spektakolare

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen në Isle of Wight Festival, ku u ngjit në skenë me një paraqitje plot vetëbesim dhe performancë energjike.

Këngëtarja 35-vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar teksa performonte duke interpretuar një përmbledhje të hiteve të saj në Seaclose Park, transmeton Indeksonline.

Ajo u shfaq gjithashtu me një fustan me prerje të guximshme dhe çizme me lidhëse gjatë koncertit.

Rita gjithashtu ndau detaje për përgatitjet e saj intensive para shfaqjeve, duke treguar disiplinën e saj fizike dhe artistike. Para festivalit, ajo kishte bërë një performancë të improvizuar në Soho House, të cilën e cilësoi si një nga aktivitetet e saj të preferuara.

Në Instagram, ajo falënderoi ambientin për mundësinë e setit akustik spontan, duke theksuar se këto paraqitje intime janë pjesë e rëndësishme e përgatitjeve të saj artistike.

By admin4