Rodri rikthehet në Angli, vazhdojnë bisedimet me Barcelonën

Ylli i Manchester Cityt, Rodri është padyshim një nga lojtarët më të komentuar të merkatos së verës.

Spanjolli, pas shkëlqimit në Botëror ku u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut po lidhet me lëvizjen e madhe drejt Barcelonës.

Ndërsa tani dolën disa pamje ku shihet Rodri në aeroport, duke u kthyer nga Madridi drejt Manchesterit për t’u përgatitur për sezonin e ri teksa do të luaj në ndeshjen e “Community Shield”-it ndaj Arsenalit.

Kjo nuk do të thotë se marrëveshja me Barcelonën është anuluar, pasi që palët janë ende në bisedime.

Ndeshja Manchester City-Arsenali, do të luhet të dielën në “Millenium Stadium” të Cardiffit në orën 16:00./IndeksOnline/

By admin12