Claudio Ranieri është larguar nga pozita e këshilltarit të lartë te Roma.
Këtë e njoftoi edhe Roma, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“Klubi dëshiron të falënderojë Claudion për kontributin e tij të rëndësishëm për Romën. Ai e udhëhoqi ekipin në një kohë shumë të vështirë dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për përpjekjet e tij. Duke parë drejt së ardhmes, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është i fortë, me lidership të fortë dhe një vizion të qartë. Ne kemi besim të plotë në rrugën që na pret nën drejtimin teknik të Gian Piero Gasperini, me qëllimin e përbashkët për t’u rritur, përmirësuar dhe arritur rezultate të denja për historinë tonë”, shkroi Roma në faqen e tyre

