Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, pesë persona dërgohen në mbajtje

Një incident është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026 rreth orës 20:30, pas një mosmarrëveshjeje mes pesë të dyshuarve, të cilët janë rrahur mes vete.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarit për intervistim.

Me vendim të prokurorit, të pestë janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/

By admin7