Rrahmani debuton me gol te Venecia, shkëlqen në miqësoren e parë

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Venecia, duke gjetur golin që në ndeshjen e parë me fanellën e klubit italian.

Rrahmani realizoi në fitoren 4:2 të Venezias ndaj Dolomiti Bellunesi, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, shkruan Indeksonline

Goli i kosovarit erdhi në minutën e 88-të, kur pas një aksioni të shpejtë të skuadrës, ai goditi fuqishëm me këmbën e djathtë për të vulosur triumfin e ekipit të tij.

Ky është një fillim premtues për 24-vjeçarin, i cili tashmë ka shënuar golin e parë me fanellën e Venecias dhe synon ta vazhdojë këtë formë edhe në ndeshjet zyrtare.

Venecia do ta nisë sezonin e ri me përballjen ndaj Modenas në Kupën e Italisë, ndërsa debutimin në Serie-n A do ta ketë kundër Lecces, ku Rrahmani pritet të jetë një nga armët kryesore në repartin ofensiv./Indeksonline./

By admin4