Rreagimet ndaj projektit bota serbe në Mal të Zi

PhD candidat: Gzim Rushiti

Nga të gjitha shtetet të cilat e përbëjnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të cilat janë knadidate dhe e kanë synim të tyrin kryesor në politikën e tyre të jashtme, anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, Mali i Zi paraqet shtetin lider dhe shtetin i cili më shpejtë se të gjihta shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund ta përrmbyllë procesin e nëgociatave me Bashkimin Evropian dhe të bëhet anëtare e BE –së.
Mirëpo një ga shqetësimet, sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohet Mali i Zi në të gjitha aspektet dhe sidomos kjo i krijon probleme këtij shteti edhe në rrugëtimin e tij për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, është edhe ndikimi i Serbisë në Malin e Zi.
Prej momentit të shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi më 21 maj të vitit 2006, pas një referendum ku 55% e votuesve e mbështetën largimin nga bashkimi me Serbinë, skena politike e Malit të Zi dominohet nga dy kampe politike kryesore politike, edhe atë kampi politik i Malit të Zi pro-sovranitet dhe kampi politik pro-serb.
Kampi politik i Malit të Zi i cili është pro-sovranitet e mbron identitetin e veçantë kombëtar malazez dhe shtetësinë malazeze, ndërsa kampi politik i Malit të Zi i cili është pro-serb i sheh malazezët si pjesë e kombit më të gjerë serb dhe i favorizon dhe i mbron lidhjet e ngushta kulturore, politike dhe fetare të Malit të Zi me Serbinë.
Partitë politike pro-serbe në Mal të Zi paraqesin njërin ndër instrumentet nëpërjet të cilit Serbia ushtron ndikim në Mal të Zi. Dhe sipas shumë analistëve nga Mali i Zi ndikimi i Serbisë tek forcat pro-serbe në Mal të Zi, paraqet rrezik dhe pengesë edhe për procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Serbia po bën dhe do të vazhdojë edhe në të arrdhmen që të bëjë gjithçka që mundet për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, sepse anëtarësimi i Malit të Zi në BE do ta nxirte përgjithmonë atë nga sfera e ndikimit të Serbisë sin ë aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë.

Projkti i ashtuquajtur “Bota Serbe” vazhdon të mbetet një rrezik për Malin e Zi. Ish Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, projektin ideor “bots serbe” e ka cilësuar si projekti “bota ruse” në Ballkan, ndërsa sipas tij Mali i Zi konsiderohet si pjesë e natyrshme e këtij projekti të quajtur “bota serbe”.
Projekti “bota serb” është një projekt i vjetër me emërtim të ri, i cili parasheh krijimin e një Serbie të Madhe. Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” është ideuar dhe projektuar nga qarqe intelektuale, kishtare dhe politike të Serbisë dhe siç thuhet ky projekt parasheh “zgjidhjen e çështjes serbe” dhe “pengimin e krijimit të Shqipërisë së Madhe”. Sipas projektit të ashtuquajtur “bota serbe” Mali i Zi, Republika Srpska dhe një pjesë e Republikës së Kosovës duhet ti takojnë Serbisë, ndërsa sipas të njëjtit projekt Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë në aspektin kulturor satelit i Serbisë.
Projekti “bota serbe” në Mal të Zi ka hasur në mbështetje tek kampi politik i Malit të Zi i cili është pro-serb siç është përfaqësuesi pro-serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, i cili e ka mbështetur këtë projekt.
Ndërsa përfaqësuesit politik të cilët i përkasin kampit politik pro-sovranitetit në Mal të Zi i kanë shprehur hapur kundërshtimet e tyre ndaj projektit të ahtuquajtur “bota serbe”, siç është rasti me përfaqësuesit politik të Lëvisjes Qytetare URA e cila vlerëson se të gjitha projektet të cilat propozojnë ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke e përfshirë këtu edhe projektin e ashtuquajtur “bota serbe” janë të rrezikshëm.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” e rrit ndikimin e Serbisë në Mal të Zi dhe kjo paraqet rrezik në përgjithësi për Malin e Zi dhe sidomos për procesin e integrimit evropian të këtij shteti. Prandaj frocat politike në veçanti dhe të gjitha forcat shoqërore pro evropiane në përgjithësi në Mal të Zi duhet të angazhohen për ta penguar rritjen e ndikimi të Serbisë në këtë shtet dhe duhet që në mënyrë serioze dhe shumë të sinqertë të punojnë për të përshepjtuar pocesin e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, si e vetmja mënyrë e cila e ndalon në mënyrë përfundimtare ndikimin e politik, të sigurisë dhe në fushat e tjera të Serbisë në Malin e Zi.

By admin7