Rrëfim prekës i Bardhyl Mahmuti: Babai kërkon të vërtetën deri në frymën e fundit
Publicisti Bardhyl Mahmuti ka ndarë një rrëfim emocional për babanë e tij, Beqir Berisha, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.
Sipas Mahmutit, babai i tij nuk dëshiron të largohet nga kjo botë pa e kuptuar të vërtetën rreth krimit të rëndë të gjenocidit të kryer nga forcat serbe në Poklek i Vjetër.
Postimi:
Edhe pse lëngon nga një sëmundje e rëndë, në ditët e fundit të jetës së tij, babai im ( Beqir Berisha) ka përzgjedhur të lexojë « Revoltën e Syzifit »!
Nuk dëshiron të largohet nga kjo botë pa e mësuar të vërtetën për krimin e përbindshëm të gjenocidit që forcat serbe kanë kryer në Poklek të Vjetër.
Përurohet libri “Revolta e Syzifit”, kujtohet masakra e Poklekut
Të dielën, më 19 prill 2026, është përuruar libri “Revolta e Syzifit” i autorit Bardhyl Mahmuti, një vepër që sjell në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.

Përmes këtij libri dokumentar trajtohet masakra e Masakra e Poklekut, ku u vranë 53 anëtarë të familjes Muqolli, prej të cilëve 23 ishin fëmijë. Ngjarja riktheu dhimbjen dhe sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi, duke nxitur reflektim mbi drejtësinë e munguar për viktimat.
Edhe pas 27 vitesh, sipas mesazheve të përcjella në këtë përvjetor, plagët mbeten të hapura dhe kërkesa për drejtësi vazhdon të jetë e fortë. U theksua se kujtesa kolektive nuk duhet të zbehet, ndërsa harresa cilësohet si një padrejtësi e dytë ndaj atyre që humbën jetën.
Në 27-vjetorin e masakrës së Poklekut, u përkujtuan me dhimbje dhe krenari 53 martirët e familjes Muqolli, me thirrjen që kërkimi i drejtësisë të mos mbetet vetëm në data përvjetorësh, por të jetë angazhim i përditshëm./faktiditor.info



