Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për evidentimin e personave dhe automjeteve.
Sipas njoftimit, pas rregullimit të sistemit, kalimi në pikat kufitare po zhvillohet normalisht.
“Ju njoftojmë se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve. Për më shumë informata kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”. thuhet në njoftim.


