PhD candidat: Gzim Rushiti
Marrëveshja e nënshkruar midis Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit në samitin trepalësh të mbajtur në qytetin e Mekes më datë 7 gusht 2026 ka për qëllim që forcojë sigurinë kolektive, të thellojë bashkëpunimin midis shteteve pjesëmarrëse në këtë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe të promovojë paqen, sigurinë dhe stabilitetein rajonal dhe më gjerë.
Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës u nënshkrua gjatë samitit trepalësh të mbajtur në pallatin Al-Safa nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, kryeministri i Pakistanit Shebaz Sharif dhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Kjo marrëveshje tregon angazhimin e shteteve të cilat janë palë të saj për të forcuar sigurinë kolektive dhe bazohet në lidhjet historike të gjata midis shteteve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, solidaritetin islamik, interesat e përbashkëta strategjike dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes.
Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, për Marrëveshjen e Mekës ka deklaruar se ajo paraqet një partneritet mbrojtës afatgjatë i cili do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit si dhe do ti forcojë përjekjet për përballimin e sfidave me të cilat ballafaqohet rajoni i Lindjes së Mesme. Gjithashtu sipas pohimeve të mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud kjo marrëveshje do të kontribuojë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal në rajonin e Lindjes së Mesme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës nuk e synon asnjështet dhe se kjo marrëveshje është e hapur për sytë e të gjitha gjuhëhve vëllazërore që e synojnë paqen, prosperitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.
Ajo që është me rrëndësi dhe që paraqet një arritje për sigurinë dhe stabilitetin e shteteve të cilat janë palë në këtë marrëveshje sipas deklarimeve të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, është se kjo marrëveshje e riafirmon gjithashtu të drejtën për vetëmbrojtje, ashtu siç është burimi në Nenin 51 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas deklarimeve të Ministrit të Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, në një të ardhme të afërt pas zbatimit të disa çështjeve teknike, ai pret që edhe Egjipti të bëhet pjesë e “Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, dhe e ka cilësuar Egjiptin si një “partner natyror në të gjitha çështjet”. Sipas qëndrimeve të Minstrit të Jashtë të Turqisë Hakan Fidan, Marrëveshja e Mekes kz për qëllim që të stabilizojë rajonin i cili ballafaqohet me luftën në Lindjen e Mesme.
Ajo që paraqet një të arritur të rrëndësishme për sigurinë kolektive e arritur nëpërmjet kësaj marrëveshjeje është se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës në mënyrë shprehimore përcakton se një sulm i armatosur kundër çdo njërit prej shteteve të cilat janë palë në këtë marrëveshje do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve.
Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës është poashtu e rrëndësishme për arkitekturën e sigurisë rajonale të Lindjes së Mesme për shkakun se arrinë ti bëjë bashkë komponentët e fuqisë të cilët i posedojnë secila nga shtetet e cila është palë nënshkruese e kësaj marrëveshjeje. Edhe atë kjo marrëveshje i bën bashkë kapitalin, fuqinë financiare dhe energjinë e Arabisë Saudite me fuqinë konvencionale, teknologjinë dhe industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes të Turqisë si dhe armët dhe fuqinë bërthamore të Pakistanit.
Dhe të gjitha këto komponente të fuqisë të cilët i posedojnë secila prej shteteve të cilat janë palë në këtë marrëveshje, arrijnë që të funksionojjnë sëbashku në mënyrë efikase në një sistem të përbashkët në të cilin i lidh Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës, atëherë kjo aleancë e cila për momentin ndodhet në fillimet e saj, në të arrdhmen do ndikojë në ridimensionimin e ekuilibrave strategjik dhe të arkitekturës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.



