Rreth 30 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar në minierë

Rreth 30 minatorë të Trepçës dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Dyshohet se janë bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë.

Reklame

Minatorët janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës, shkruan klankosova.

“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”.

By admin1