Rreth tri orë takim, Kurti dhe Abdixhiku ende në diskutime në Kuvend

Kanë kaluar gati tri orë që nga nisja e takimit në objektin e Kuvendit të Kosovës mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit, raporton IndeksOnline.

Në takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të të dyja palëve. Nga Lëvizja Vetëvendosje është i pranishëm Hekuran Murati, ndërsa nga LDK-ja marrin pjesë Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Deri më tani nuk ka pasur deklarime për media dhe ende nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje. /IndeksOnline/

By admin7