“Rrezik i ulët nga përhapja e hantavirusit në Maqedoni”, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mbajti mbledhje

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mbajti mbledhje me qëllim të shqyrtimit të gjendjes me paraqitjen e një klasteri të hantavirusit – varianti Andes në nivel botëror dhe vlerësoi se në Maqedoninë e Veriut është i ulët rreziku nga paraqitja dhe përhapja e virusit, përcjell TV21.

Sistemi shëndetësor është i gatshëm për përballje me paraqitjen eventuale të infeksionit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Instituti i Shëndetit Publik, siç theksohet, disponon reagentë për dëshmimin laboratorik të virusit, si dhe me procedura standarde operative për diagnostikimin e këtij virusi.

Reklame

Komisioni shton se varianti Andes, ndryshe nga variantet e tjera të hantavirusit, ka mundësi për transmetim nga njeriu te njeriu gjatë kontaktit më të gjatë dhe të afërt, por e rëndësishme është, theksohet, se transmetimi nuk është i shpejtë dhe i lehtë si te infeksionet me koronavirus, thuhet në njoftimin e Ministrisë./tv21.tv

By admin7