RREZIQET, SFIDAT DHE KËRCËNIMET PËR PAQEN, SIGURINË DHE STABILITETIN TË CILAT I SJELLIN “BOTA RUSE” DHE IDETË E PRESIDENTIT TË RUSISË VLADIMIR PUTIN

PhD candidat: Gzim Rushiti

Koncepti i “Botës Rusë” (russkii mir) ka një histori të gjatë i cili gjenezën e tij e ka që nga decennia e fundit e shekullit të kaluar, por e fitoi gjerësisht vëmendjen e mediave ndërkombëtare nga viti 2014 e këndej, periudhë kjo kur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e përdori këtë term për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014.
Doktrinës së “Botës Ruse” të projektuar në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të XX –të, në vitin 2012 iu shtuan edhe idetë e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për “Botën Ruse”, sipas të cilave “Bota Ruse” nënkupton marrjen në mbrojejte të gjithë atyre të cilët e flasin gjuhën ruse, pa marrë parasyshë në cilin shtet jetojnë.
Konceptet dhe idetë të cilat i përmbante “Bota Ruse” u trajtuan dhe analizuan edhe nga personalitete të tjerë në Rusi gjatë viteve të cilët pasuan më vonë duke e trajtuar këtë ide edhe si doktrinë të “civilizimit rus. Në mënyrë më të detajuar e shtjelloi këtë ide drejtori i Institutit Ekonomik të Euro-Azisë Vladimir Lepjoshin në vitin 2015, ndërsa sipas pikëpamjeve të Presidenit të Rusisë Vladimir Putin të shprehura në vitin 2013, bashkë me modelin e civilizimit shtetëror shkojnë edhe veçoritë e ndërtimit të shtetit.
Të gjitha këto ide të shprehura dhe ndërtuara nga personalitete me ndikim në Rusi, duke filluar nga Presidenti i saj Vladimir Putin dhe shumë personalitete të tjerë me ndikim nga bota politike dhe akademike e Rusië, mjafutan që të merrte hov ideja e “Botës Ruse” e cila tani më nuk u tajtua si një civilizim etnik, por si një kulturë gjeografikisht më e gjërë se etnia dhe në themelet e këtij civilizimi sipas promotorëve të ideve të “Botës Ruse” qëndronte elementi euro-aziatik i Rusisë.

Për të promovuar idetë dhe konceptet e “Botës Ruse” nëpër botë, Federata e Rusisë ka krijuar dhe angazhuar një numër të madh të institucioneve të diplomacisë kulturore ndër të cilët vlenë të përenden edhe Rossotrudnichestvo, Instituti i Bashkëkombësve, Fondacioni Bota Ruse etj.
Është me rrëndësi të theksohet se këto institucione të diplomacisë kulturore të krijuara nga ana e Federatës Ruse për të punuar për shpërndarjen e ideve dhe koncepteve të “Botës Ruse”, shpesh herë punën dhe veprimtarinë e tyre e ushtrojnë nën ombrellën e ambasadave ose të konsullatave të Rusisë dhe në të shumtën e rasteve ndodh që të ndajnë edhe të njëjtën godinë, gjë e cila e bën edhe më të vështirë kontrollin e punës dhe aktiviteteve të këtyre institucioneve dhe organizatave.
Idetë, konceptet dhe qëllimet të cilat i promovon dhe synon që ti realizojë “Bota Ruse” bartin dhe shpërndajnë rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Ndër sfidat dhe kërcënimet kryesore të cilat i shkakohen nga “Bota Ruse” janë pretendimi për të ndërtuar një civilizim të ri rus me identitet të veçantë, përpjekje dhe synim ky i cili ka për qëllim që të dominojë civilizimet e tjera.
Poashtu rrezik dhe kërcënim dhe shumë sfida për paqen, sigurinë dhe stabilitetin paraqet edhe përpjekja që nëpërmjet ideologjisë së civilizimit të Rusisë tentohet nga ana e Rusisë që të ridimensionohet zona e ndikimit gjeopolitik të saj. Bazuar në idetë e “Bptës Ruse” kjo nënkupton që popujt të cilët flasin gjuhët sllave, të përafërt me rusishten dhe që kanë ndjenja kulturore të përafërta me Rusinë duhet që në të arrdhmen të bëhen pjesë e influencës së Fedëratë Ruse.
Synimet për të krijuar një civilizim të ri rus paraqet një strategjit të Moskës e cila tenton dhe mundohen që ta bëj atë një epiqendër të të gjithë botës sllave.
Sfida dhe kërcënimi më i rrëndësishëm nga “Bota Ruse” qëndron për demokracitë liberale, sepse modeli politik dhe kulturor të cilin e ofron Moska në shekullin e XXI –të është një sistem autoritar, i cili në thelb dallon nga demokracitë perëndimore dhe është sistem i cili paraqet shumë sfida, kërcënime dhe rreziqe për ato.
Idetë dhe qëllimet të cilat synon që ti realizojë “Bota Ruse” paraqesin rrezik, sfida dhe kërcënime edhe për rendin ndërkombëtar aktual, pasi që kjo doktrinë mbështet rritjen e bashkëpunimit të Rusisë me kombet sllave, Kinën dhe Indinë dhe gjithashtu synon të forcojë bashkëpunimin dhe lidhjet e Rusisë me Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.