Rriten çmimet e karburanteve: Benzina +4,5 denarë, nafta +6,5 denarë për litër

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje të re.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i benzinës të rritet për 4,5 denarë për litër, ndërsa nafta shtrenjtohet për 6,5 denarë për litër. Rritje prej 6 denarësh për litër do të ketë edhe vaji ekstra i lehtë, bëri të ditur KRRE-ja, përcjell TV21.

Sipas vendimit të fundit, çmimet e reja janë:

  • Benzina BS-95: 91,5 denarë/litër
  • Benzina BS-98: 93,5 denarë/litër
  • Nafta: 98,0 denarë/litër
  • Vaji ekstra i lehtë: 98,5 denarë/litër

Rritja pritet të rëndojë drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe transportit, ndërsa çmimet e derivateve vazhdojnë të mbeten një nga faktorët që ndikojnë në koston e jetesës.

By admin7