Kryetari i Komuna e Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se është nënshkruar marrëveshje me Sindikatën e Punëtorëve për rritjen e pagave të administratës komunale me 7 për qind të pagës bazë për tre vitet e ardhshme, përcjell TV21. Sipas Kasamit, vendimi synon mbështetjen e punonjësve dhe krijimin e një administrate më të motivuar dhe më të vlerësuar.
“Një tjetër hap i rëndësishëm për vlerësimin e administratës komunale! Sot, së bashku me Sindikatën e Punëtorëve, nënshkruam marrëveshjen për RRITJEN e pagave të administratës komunale me 7% të pagës bazë, për TRE VITE ME RRADHË. Një vendim që dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur punonjësit dhe për të ndërtuar një administratë më të motivuar dhe më të vlerësuar”, ka shkruar Kasami.


