Rrjedhje uji në rrugën “Rexhep Luci”, ndërhyrja vështirësohet nga betoni – KRU “Prishtina” jep detaje

Një rrjedhje uji është paraqitur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ndërsa KRU “Prishtina” ka nisur punimet për sanimin e defektit.

Sipas njoftimit të kompanisë, valvula është mbyllur mbrëmë për të ndaluar rrjedhjen, ndërsa sot ekipet janë duke punuar për rregullimin e problemit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ndërhyrja është e vështirë, pasi rrjedhja ndodhet në pjesën e betonuar të rrugës.

“Sot po punohet për sanimin e defektit, mirëpo ndërhyrja është mjaft e vështirë për shkak se rrjedhja ndodhet në pjesën e betonuar të rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë dhe kohën e nevojshme deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.