Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të konkretizohet “që sot”.
Duke folur para gazetarëve në Nju Delhi, përpara largimit nga kryeqyteti indian ku ndodhej për një vizitë zyrtare, Rubio u shpreh optimist për zhvillimet diplomatike të orëve të fundit.
“Menduam se mund të kishim disa lajme mbrëmë, ndoshta sot. Nuk do t’i jepja shumë rëndësi kësaj çështjeje”, deklaroi ai, duke iu referuar marrëveshjes së mundshme për përfundimin e konfliktit me Iranin.


