Rudiger flet për ardhjen e Mourinhos, madje e quan edhe “baba”

Jose Mourinho do të rikthehet si trajner te Real Madridi.

Rikthimi i tij vjen pas 13 vjetësh, ku do të tentojë të rikthejë lavdinë pas 2 sezoneve të dobëta të tyre.

Rreth ardhjes së tij foli edhe mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili është aktualisht në Botëror me Gjermaninë.

Në një intervistë të shkurtër pas përfundimit të ndeshjes, Rudiger madje e quajti atë edhe “baba”.

“Jose Mourinho te Real Madridi? Epo, së pari le të përqendrohemi te Kupa e Botës… …dhe pastaj mund të mendoj për babain tim”, deklaroi Rudiger.

Gjermania e tij, ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-tave si lidere e grupit E.

By admin4