Rushiti: Kisha qëllim të mirë, prandaj pranova të jem kandidate për presidente

E propozuara për presidente të Kosovës, Feride Rushiti, ka deklaruar se e ka pranuar kandidaturën me qëllim të mirë, për të vënë në shërbim përvojën dhe personalitetin e saj në funksion të bashkimit të partive politike.

Ajo, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, theksoi se do të vazhdojë të mbetet pjesë e shoqërisë civile dhe se nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme. /faktiditor.info

By admin1