Sami Lushtaku shpërthen në mbështetje të studentëve: Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar

Pas studentëve qëndron gjithë populli shqiptar – mesazh nga Sami Lushtaku
Kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje të plotë për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si zë të dinjitetit, barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.
Përmes një reagimi publik, Lushtaku theksoi se kërkesat e studentëve për mbrojtjen dhe zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
“Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.
I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e o tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme. Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.
Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!”, thuhet në reagimin e Lushtakut.

By admin