Scaloni paralajmëron largimin nga Argjentina pas humbjes në finalen e Botërorit

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur se pritet të largohet nga drejtimi i kombëtares në fund të këtij viti, vetëm një ditë pasi “albicelestët” u mposhtën 1:0 nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026.

Tekniku argjentinas deklaroi se do të vazhdojë detyrën deri në muajin dhjetor, ndërsa më pas planifikon t’i japë fund aventurës së tij në stolin e ish-kampionëve të botës, shkruan Indeksonline

“Do të vazhdoj deri në dhjetor si trajner i Argjentinës, pastaj me shumë gjasa do të largohem. Kam nevojë të rikuperohem dhe të ndalem”, u shpreh Scaloni.

Ai theksoi se, pavarësisht zhgënjimit në finale, krenaria më e madhe mbetet lidhja që skuadra ka krijuar me tifozët.

“Gjëja më e rëndësishme është të ruhet ky shpirt dhe kjo ndjenjë mes popullit të Argjentinës dhe ekipit. Jam shumë krenar për këtë”, shtoi ai.

Scaloni mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2018 dhe gjatë mandatit të tij e udhëhoqi kombëtaren drejt fitimit të Kupës së Botës 2022, dy trofeve të Copa America-s./Indeksonline//

By admin4